Të rinjtë për digjitalizim
Të rinjtë për digjitalizim
Objektiva e përgjithshme: Fuqizimi i të rinjve, familjeve dhe komunitetit për të dalluar dhe adresuar rreziqet që burojnë nga interneti dhe për të kontribuar në transformimin digjital shoqëror.
Objektiva specifike: Forcimi i kapaciteteve të të rinjve nga shkollat e mesme të larta përmes ofrimit të trajnimeve, krijimit të partneriteteve në mes të shkollave, aktivizimit qytetar dhe pilotimit të shërbimit në komunitet.
Aktivitetet e projektit:
- Përzgjedhja e shkollave partnere të projektit;
- Nënshkrimi i Marrëveshjeve të Mirëkuptimit me shkollat dhe krijimi i Klubeve Mediale në shkolla;
- Përgatitja dhe ofrimi i pakos së trajnimeve për Klubet Mediale;
- Planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve në shkollë nga Klubet Mediale;
- Themelimi i Rrjetit jo-formal i Klubeve Mediale “Të rinjtë për digjitalizim”, nga shkollat partnere;
- Publikimi i praktikave të mira në kanalet zyrtare të komunikimit të shkollave partnere;
- Hartimi dhe zbatimi i Planit për ofrimin e përkrahjes së familjeve dhe komunitetit nga Klubet Mediale duke u bazuar në metodologjinë “shërbimi në komunitet”;
- Organizimi i sesioneve trajnuese përmes vizitave “derë më derë” për familjet;
- Organizimi i fushatave vetëdijesuese mbi transformimin digjital shoqëror;
- Përmbledhja e praktikave të mira dhe prezantimi i tyre përmes ngjarjes përmbyllëse të projektit.
Rezultatet e projektit
Rezultati 1 – Zhvillimi i kapaciteteve të të rinjve në fushën e Edukimit Medial;
Rezultati 2 – Krijimi i një rrjeti jo-formal funksional të të rinjve nga shkollat partnere;
Rezultati 3 – Fuqizimi i familjeve dhe komunitetit përmes shërbimit në komunitet, për të identifikuar dhe adresuar rreziqet që vijnë nga interneti;
Rezultati 4 – Informimi i qytetarëve, aktivizimi i tyre dhe bërja tyre agjent të transformimit digjital të shoqërisë.
-
Periudha e implementimit22/06/2023 - Aktuale
-
PersoneliHana Zylfiu-Haziri
-
Partnerët dhe Donatorët
Norway
Smart Balkans
-