EDUKIMI PËR DREJTËSI SHOQËRORE

EDUKIMI PËR DREJTËSI SHOQËRORE

Objektivi kryesor i projektit ishte promovimi i barazisë dhe diversitetit në sistemin e arsimit në Kosovë, duke ndërtuar kapacitetet e aktorëve në fushën e drejtësisë sociale. Programi “Edukimi për Drejtësi Shoqërore”, ishte një program trajnimi që kishte për qëllim krijimin e vetëdijesimit kritik për të kuptuar diversitetin kulturor, gjuhësor dhe etnik si vlera njerëzore. Pranimet e të tjerëve pa ndonjë paragjykim, duke qenë tolerant dhe të hapur, duhet të jenë tipare thelbësore të çdo qytetari dhe kusht për krijimin e një shoqërie demokratike. Një qasje e tillë i lejon çdo qytetari të pranohet dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë në aspektin individual, social dhe institucional. Aktivitetet kryesore ishin:

  • Përkthimi i manualit për “Edukimi për Drejtësi Shoqërore”;
  • Ofrimi i ToT (Trajnim i Trajnerëve);
  • Ofrimi i trajnimeve në terren;
  • Organizimi i ngjarjeve sociale me mësuesit dhe fëmijët;

Rezultatet kryesore ishin:

  1. Manuali për arsimin e Drejtësisë Shoqërore i përkthyer në gjuhën shqipe.
  2. Ndërtimi i kapaciteteve e trajnimit në fushën e drejtësisë sociale;
  3. U trajnuan mësuesit, administratorët e shkollave dhe studentët nga komunitetet e ndryshme;
  4. U organizuan ngjarjet shoqërore me fëmijë.
  • Periudha e implementimit
    01/01/2007 deri 31/12/2011
  • Personeli
    Petrit Tahiri
  • Partnerët dhe Donatorët

    Banka Botërore

    Open Society Institute (OSI)

    OSCE Mission in Kosovo

    US Embassy

  • Research