EDUKIMI PËR DREJTËSI SHOQËRORE
EDUKIMI PËR DREJTËSI SHOQËRORE
Objektivi kryesor i projektit ishte promovimi i barazisë dhe diversitetit në sistemin e arsimit në Kosovë, duke ndërtuar kapacitetet e aktorëve në fushën e drejtësisë sociale. Programi “Edukimi për Drejtësi Shoqërore”, ishte një program trajnimi që kishte për qëllim krijimin e vetëdijesimit kritik për të kuptuar diversitetin kulturor, gjuhësor dhe etnik si vlera njerëzore. Pranimet e të tjerëve pa ndonjë paragjykim, duke qenë tolerant dhe të hapur, duhet të jenë tipare thelbësore të çdo qytetari dhe kusht për krijimin e një shoqërie demokratike. Një qasje e tillë i lejon çdo qytetari të pranohet dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë në aspektin individual, social dhe institucional. Aktivitetet kryesore ishin:
- Përkthimi i manualit për “Edukimi për Drejtësi Shoqërore”;
- Ofrimi i ToT (Trajnim i Trajnerëve);
- Ofrimi i trajnimeve në terren;
- Organizimi i ngjarjeve sociale me mësuesit dhe fëmijët;
Rezultatet kryesore ishin:
- Manuali për arsimin e Drejtësisë Shoqërore i përkthyer në gjuhën shqipe.
- Ndërtimi i kapaciteteve e trajnimit në fushën e drejtësisë sociale;
- U trajnuan mësuesit, administratorët e shkollave dhe studentët nga komunitetet e ndryshme;
- U organizuan ngjarjet shoqërore me fëmijë.
-
Periudha e implementimit01/01/2007 deri 31/12/2011
-
PersoneliPetrit Tahiri
-
Partnerët dhe Donatorët
Banka Botërore
Open Society Institute (OSI)
OSCE Mission in Kosovo
US Embassy
-