Lajme

Trajnimi dyditor “Blended Bootcamp”

16 Qershor, 2026
Description
Sot ka nisur trajnimi dyditor “Blended Bootcamp”, i organizuar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në kuadër të projektit MÖBIUS. Trajnimi do të zhvillohet gjatë datave 16 dhe 17 qershor në Qendrën e Trajnimeve e KEC.
Ky aktivitet synon të fuqizojë pjesëmarrësit me njohuri dhe shkathtësi praktike mbi qasjet bashkëkohore të të nxënit të kombinuar (blended learning), duke integruar mësimin ballë për ballë me mundësitë që ofrojnë teknologjitë digjitale.
Gjatë bootcamp-it, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të:
Eksplorojnë metoda dhe mjete inovative për mësimdhënie dhe të nxënë;
Zhvillojnë kompetenca praktike për përdorimin e qasjeve të kombinuara të të nxënit;
Shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira me kolegë dhe ekspertë të fushës;
Forcojnë kapacitetet e tyre profesionale për t’iu përgjigjur nevojave të arsimit dhe zhvillimit në epokën digjitale.
Blended Bootcamp paraqet një mundësi të shkëlqyer për të mësuar, bashkëpunuar dhe ndërtuar zgjidhje inovative që kontribuojnë në përmirësimin e proceseve të të nxënit.
_______________________
Projekti MÖBIUS financohet nga Bashkimi Evropian dhe synon forcimin e bashkëpunimit ndërrajonal në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP) në Evropën Qendrore, vendet e Partneritetit Lindor dhe Ballkanin Perëndimor.

Lajme