Lajme

Dita Botërore e Mjedisit

5 Qershor, 2026
Description
Vikendin e kaluar stafi i Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, iu bashkuan aksionit vullnetar për pastrimin e Lumit Lumbardh në Prizren, të organizuar në kuadër të festivalit BunarFest 2026.
Përmes këtij aktiviteti, kontribuam në ruajtjen e një prej pasurive natyrore më të rëndësishme të qytetit dhe njëkohësisht përcollëm mesazhin se kujdesi për mjedisin fillon nga veprimet e vogla që bëjmë çdo ditë.
Falënderojmë organizatorët për mundësinë e bashkëpunimit dhe të gjithë vullnetarët që dhanë kontributin e tyre për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë.
Së bashku për një të ardhme më të gjelbër!

Lajme