Lajme

Aktivitete në kuadër të programit Techstitution

30 Prill, 2026
Description
Sot, në kuadër të programit Techstitution, u organizua një kuiz interaktiv ku nxënësit e Gjimnazit ‘Hajdar Dushi’ në Gjakovë patën mundësinë të sfidojnë njohuritë e tyre të fituara gjatë trajnimit “Zhvillimi i softuerit dhe aftësive digjitale”.
Përmes këtij aktiviteti, nxënësit testuan aftësitë e tyre teknike, duke përjetuar edhe frymën garuese të kuizit. Energjia dhe përkushtimi i tyre dëshmuan edhe një herë nevojën dhe rëndësinë e investimit në aftësimin digjital të të rinjve.
Vazhdojmë të fuqizojmë gjeneratat e reja me njohuri dhe aftësi që i përgatisin për sfidat e së ardhmes
______________________
Ky program përkrahet nga Unicef Kosovo Programme dhe Agjencia Austriake për Bashkëpunim, dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC.

Lajme