Lajme

Tri programe të zhvillimit profesional të mësimdhënësve në fundjavë

27 Prill, 2026
Description
 Fundjavën që kaloi janë organizuar tri programe të zhvillimit profesional të mësimdhënësve.
Në kuadër të bashkëpunimit me komunën e Podujevës, mësimdhënësit e kësaj komune kanë përfituar nga dy programe trajnimi, “Mësimdhënia e bazuar në projekte” dhe “Komunikimi jo i dhunshëm”. Ndërsa një grup i mësimdhënësve kanë përfituar nga programi i trajnimit “Edukimi medial”.
Mësimdhënësit pjesëmarrës në periudhën e ardhshme disajavore do të angazhohen në zbatimin e metodologjive të programeve të zhvillimit profesional në klasat e tyre, ndërsa do të kenë mbështetjen e trajnerëve të programit.
_________________
Këto aktivitete të zhvillimit profesional po realizohen me financim nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC.

Lajme