Lajme

Dita Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit

21 Prill, 2026
Description
💻Sot, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit, po festojmë punën dhe përkushtimin e nxënësve tanë në programin “Techstitution”.
Përmes këtij programi, që po zbatohet nga KEC në katër gjimnaze në Kosovë: Gjimnazi “Ulpiana” -Lipjan, Gjimnazi Remzi Ademaj – Prizren, Gjimnazi “Hajdar Dushi” Gjakovë dhe Gjimnazi i Shkencave Natyrore ” Xhavit Ahmeti ” Gjilan-, nxënësit po zhvillojnë zgjidhje digjitale për sfida reale, duke kombinuar kreativitetin me teknologjinë. Ata nuk janë vetëm përdorues të teknologjisë, por krijues të saj duke sjellë ide të reja, perspektiva të freskëta dhe zgjidhje inovative për komunitetin e tyre.
Kjo ditë na kujton se inovacioni fillon me një ide, por rritet përmes mbështetjes, bashkëpunimit dhe guximit për të provuar diçka të re.
_______________________
Ky program përkrahet nga Unicef Kosovo Programme dhe Agjencia Austriake për Bashkëpunim.

Lajme