Lajme

Ceremonia përmbyllëse e projektit “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja – YEEP 2”

17 Prill, 2026
Description
Sot, në praninë e përfituesve të projektit, përfaqësuesve të institucioneve dhe bizneseve partnere, si dhe palëve tjera të interesit, u mbajt ceremonia përmbyllëse e projektit “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja – YEEP 2”, ku u prezantuan arritjet kryesore, sfidat dhe historitë frymëzuese të përfituesve.
Projekti u zbatua në komunën e Gjilanit, ku 75 të rinj zhvilluan shkathtësitë e tyre përmes programeve të vazhdueshme të trajnimit dhe mentorimit, duke u mbështetur për të rritur mundësitë e tyre për punësim.
Gjatë ceremonisë u theksua ndikimi i rëndësishëm i projektit në fuqizimin e të rinjve, zhvillimin e aftësive profesionale dhe krijimin e mundësive të reja për të ardhmen e tyre.
Përmbyllja e projektit dëshmoi një angazhim të përbashkët për të investuar në potencialin e të rinjve dhe për të hapur rrugë të reja drejt suksesit të tyre.
_______________
Projekti “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja-YEEP2” synon të krijoj perspektiva për të përmirësuar punësimin dhe pjesëmarrje aktive në tregun e punës, për të rinjtë e grupeve të cenueshëm në Kosovë. Ky projekt zbatohet në komunën e Gjilanit, ku 75 të rinj përfitues të projektit kanë zhvilluar shkathtësitë e tyre dhe janë aftësuar përmes programeve të vazhdueshme të trajnimit dhe mentorimit, dhe po përkrahen për të konkurruar në tregu e punës. Projekti YEEP 2 zhvillohet në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe është financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve në të gjithë botën, Children Villages Worldwide (CVW).

Lajme