Lajme

Vizitë dyditore nga përfaqësuesit e Roma Education Fund (REF)

26 Mars, 2026
Description
Gjatë kësaj jave mirëpritëm në Kosovë, për një vizitë dyditore, përfaqësuesit e Roma Education Fund (REF), partnerë me të cilët ndajmë një bashkëpunim të suksesshëm prej më shumë se një dekade.
Përveç takimit me ekipin e projektit nga ana e KEC-it, gjatë të cilit u diskutua progresi i arritur në zbatimin e projektit, u organizua edhe një vizitë në njërën nga katër shkollat partnere të projektit për të parë nga afër zbatimin e aktiviteteve dhe për t’u takuar me përfituesit e projektit. Po ashtu, u zhvillua një vizitë edhe tek partneri i projektit Nevo Koncepti në Prizren.
Mbetemi të përkushtuar për të vazhduar këtë bashkëpunim dhe për të kontribuar së bashku në përmirësimin e edukimit të hershëm gjithëpërfshirës dhe në fuqizimin e komuniteteve.
______________________
Projekti “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe fillor” financohet nga Bashkimi Evropian (DG ENEST) dhe Roma Education Fund (REF) dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Nevo Koncepti.

Lajme