Lajme

Rëndësia e orientimit në karrierë për të rinjtë e Gjilanit

26 Nëntor, 2025
Description
Sot në Gjilan u mbajt tryezë diskutimi me temën “Rëndësia e orientimit në karrierë për të rinjtë e Gjilanit”, ku morën pjesë përfaqësues nga institucionet lokale, bizneset dhe palët tjera të
interesit nga komuna e Gjilanit. Tryeza u organizua nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në kuadër të projektit Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja – YEEP 2 në bashkëpunim me Qendrën për Karrierë të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
Ky takim shërbeu për një bashkëbisedim frytdhënës mes të rinjve, përfaqësuesve të institucioneve, bizneseve lokale dhe organizatave, ku u diskutua për rëndësinë e orientimit në karrierë, mundësitë reale të punësimit për të rinjtë e Gjilanit dhe rolin e projektit YEEP 2 dhe Qendrës për Karrierë të Universitetit “Kadri Zeka” në ndërtimin e urave mes të rinjve dhe tregut të punës. Gjithashtu u shpalosën edhe rezultatet e deritanishme të projektit YEEP 2.
75 të rinj përfitues të projektit YEEP 2, të cilët tashmë kanë kaluar trajnime intensive, mentorim dhe janë fuqizuar me shkathtësi të reja.
_______________________
Projekti ‘YEEP 2 Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja’ synon të krijoj perspektiva për të përmirësuar punësimin dhe pjesëmarrje aktive në tregun e punës, për të rinjtë e grupeve të cenueshëm në Kosovë. Ky projekt zbatohet në komunën e Gjilanit, ku 75 të rinj përfitues të projektit kanë zhvilluar shkathtësitë e tyre dhe janë aftësuar përmes programeve të vazhdueshme të trajnimit dhe mentorimit, dhe po përkrahen për të konkurruar në tregu e punës. Projekti YEEP 2 zhvillohet në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe është financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve në të gjithë botën, Children Villages Worldwide (CVW).

Lajme