Lajme

20 Nëntori – Dita Botërore e Fëmijëve

20 Nëntor, 2025
Description
Shndërrimi i shkollave në mjedise të sigurta dhe atraktive mundëson zhvillim të plotë të personalitetit dhe potencialit të secilit fëmijë, dhe mundëson jetësimin e të gjitha kërkesave që dalin nga standardet dhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës.
Vetëm në periudhën tetor 2024 – nëntor 2025, me përkrahjen e Unicef Kosovo Programme përmes projektit “Të rinjtë e fuqizuar përmes shkollave gjithëpërfshirëse – YESS”, janë trajnuar 286 nxënës, 118 mësimdhënës, janë themeluar 38 Klube të Ndërmjetësimit dhe janë krijuar 38 Kënde të Ndërmjetësimit, të cilat po shërbejnë si hapësira për dialog, zgjidhje paqësore të konflikteve dhe fuqizim të nxënësve.
Në këtë ditë të shënjuar KEC riafirmon angazhimin dhe përkushtimin për të kontribuar në krijimin e ambienteve të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë fëmijët.

Lajme