Lajme

U mbajt trajnimi sipas programit “Zhvillimi i shkathtësive të leximit në klasat e hershme”

10 Nëntor, 2025
Description
Në datat 25 e 26 tetor dhe 8 nëntor 2025, në një atmosferë pozitive pune, u mbajt trajnimi sipas programit “Zhvillimi i shkathtësive të leximit në klasat e hershme”.
Pjesëmarrëset ishin të interesuara gjatë gjithë kohëzgjatjes së trajnimit dhe të motivuara të provojnë teknika për zhvillimin e shkathtësive të leximit te nxënësit e tyre.
Pas trajnimit, pjesëmarrëset do të vazhdojnë të zbatojnë teknikat nga programi i trajnimit dhe t’i dokumentojnë ato, si pjesë e kritereve për certifikim. Trajnerët do t’u ofrojnë informata kthyese lidhur me zbatimin e teknikave.
______________
Ky aktivitet i zhvillimit profesional është realizuar me financim nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC.

Lajme