Lajme

Webinar: Bashkëpunimi i institucioneve të arsimit profesional me sektorin e bujqësisë e industrisë

29 Tetor, 2025
Description
Sot u mbajt një webinar në kuadër të projektit MOBIUS, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit profesional dhe profesionistëve të industrisë në fushat e bujqësisë dhe mekanikës.
Në këtë aktivitet morën pjesë mësimdhënës nga shkollat profesionale të këtyre profileve, të cilët shkëmbyen përvoja dhe ide rreth mënyrave për ta përafruar arsimin profesional me nevojat aktuale të tregut të punës.
______
Projekti MÖBIUS financohet nga Bashkimi Evropian. Përmes kësaj iniciative, synohet forcimi i bashkëpunimit ndër-rajonal në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP) në gjithë Evropën Qendrore, vendet e Partneritetit Lindor dhe Ballkanin Perëndimor.

Lajme