Lajme

10 tetor – Dita Botërore e Shëndetit Mendor

10 Tetor, 2025
Description
Në këtë ditë, kujtojmë rëndësinë e shëndetit mendor për të gjithë — veçanërisht për më të vegjlit.
Tash e 10 muaj Qendra për Arsim e Kosovës si pjesë e konsorciumit të përbërë nga anëtarët e ISSA- International Step by Step Association (Holandë), i udhëhequr nga Educational Research Institute (Sloveni) dhe përfshin Open Academy Step by Step (Kroaci), Partners Hungary Foundation (Hungari) dhe Skola dokoran – Wide Open School (Slovaki), zbaton projektin CHAVORE që financohet nga Komisioni Evropian përmes Programit Citizens, Equality, Rights and Values (CERV).
Projekti 𝐂𝐇𝐀𝐕𝐎𝐑𝐄 (që do të thotë “fëmijë” në gjuhën rome) synon të përmirësojë mirëqenien mendore të fëmijëve romë, ashkali dhe egjiptian 0–6 vjeç. Ky projekt adreson nevojat kritike zhvillimore të fëmijëve të vegjël, veçanërisht gjatë viteve të tyre të para, duke nxitur mjedise që promovojnë shëndetin fizik, mendor dhe mirëqenien.
Përmes aktiviteteve të tij, projekti ka për qëllim të promovojë shërbime cilësore e gjithëpërfshirëse të edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme, si dhe ngritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e mbështetjes së shëndetit mendor që në fazat më të hershme të jetës.
Sot, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, riafirmojmë angazhimin tonë për të ndërtuar një fillim të shëndetshëm për çdo fëmijë.

Lajme