Lajme

Përmbyllet programi i trajnimit “Zhvillimi i shkathtësive të leximit në klasat e hershme”

6 Tetor, 2025
Description

Është përmbyllur programi i trajnimit “Zhvillimi i shkathtësive të leximit në klasat e hershme”, i cili është financuar me mjete vetanake nga programi i Qendrës së Trajnimeve të Kosova Education Center – KEC.

Gjatë ditës së tretë të trajnimit, pjesëmarrëset patën mundësi të ndajnë përvojat e tyre nga zbatimi i disa teknikave të zhvillimit të shkathtësive të leximit, të cilat i kishin praktikuar pas dy ditëve të para të trajnimit, të zhvilluara një javë më parë. Pjesa tjetër e ditës u fokusua në procesin e të shkruarit dhe në tema të tjera të ndërlidhura.

Në javët në vazhdim, pjesëmarrëset do të vazhdojnë zbatimin praktik të teknikave të mësuara dhe do të dokumentojnë procesin e zbatimit, si pjesë e kritereve për certifikim.

Lajme