Lajme

Takimet e organizuara nga Klubet kundër diskriminimit

2 Tetor, 2025
Description
Në kuadër të projektit AADA, sjellim disa nga takimet e organizuara nga Klubet kundër diskriminimit, të themeluara tash e dy vite në 15 shkolla të Kosovës.
Këto takime janë mundësi të vlefshme ku nxënësit, së bashku me mentorët e tyre, planifikojnë aktivitete ndërgjegjësuese dhe adresojnë raste të mundshme të diskriminimit.
Përmes diskutimeve, ideve dhe punës së përbashkët, ata po ndërtojnë një mjedis shkollor më gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të sigurt për të gjithë.
Përmes këtyre iniciativave, të rinjtë fuqizohen dhe bëhen nxitës të ndryshimeve pozitive në komunitetin e tyre shkollor.
______________
Projekti Action Against Discrimination for All – AADA financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës KEC në partneritet me IPKO Foundation tani The Foundation House

Lajme