Lajme

CEREMONIA E CERTIFIKIMIT TË MËSIMDHËNËSVE PËR PROGRAMIN E TRAJNIMIT “EDUKIMI PËR DREJTËSI SHOQËRORE”

30 Shtator, 2025
Description
Sot u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave për mësimdhënësit e pesë shkollave partnere nga komuna e Obiliqit, të cilët gjatë periudhës nëntor 2024 – maj 2025, përfunduan me sukses programin e trajnimit “Edukimi për Drejtësi Shoqërore”, në kuadër të projektit “Të rinjtë e fuqizuar përmes shkollave gjithëpërfshirëse – YESS”.
Ky aktivitet vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e mësimdhënësve në ndërtimin e një mjedisi shkollor më gjithëpërfshirës, ku të rinjtë fuqizohen për të qenë qytetarë aktivë dhe të barabartë në shoqëri.
Mësimdhënësit ishin pjesëmarrës nga këto shkolla:
Gjimnazi “17 Shkurti”
Sh.F.M.U. “Naim Frashëri”
Sh.F.M.U. “Dr. Ibrahim Rugova”
Sh.F.M.U. “Fazli Greiçevci”
Sh.F.M.U. “Hasan Prishtina”
________________
Projekti “Të rinjtë e fuqizuar përmes shkollave gjithëpërfshirëse – YESS” mbështetet financiarisht nga Fondi për Ndërtimin e Paqes, në partneritet me Unicef Kosovo Programme dhe IOM Kosovo.

Lajme