Lajme

PRITJA PËR DELEGACIONIN E NJË SHKOLLE NGA MAQEDONIA E VERIUT

26 Shtator, 2025
Description
Pritëm një ekip nga shkolla “Liria” Jabollçishti i Epërm, komuna e Çashkës, në Maqedoninë e Veriut. Kjo shkollë është shkollë me mësim në gjuhën shqipe.
Fillimisht mysafirët i pritëm në zyrat e Qendrës për Arsim e Kosovës, ku u njohën me punën e organizatës dhe zhvillimet në arsim në Kosovë. Më pas, mysafirët i drejtuam për në shkollën “Mileniumi i Tretë” ku u pritën nga menaxhmenti i shkollës, u njohën me metodologjinë e punës në shkollë dhe patën rastin të vizitojnë disa klasa e kabinete.
Në fund, mysafirëve ua prezantuam edhe Qendrën e Trajnimeve e cila është hapur së voni. Këtu, diskutimi u përqendrua në gjetjen e mënyrave për të përkrahur zhvillimin profesional të mësimdhënësve të kësaj shkolle.
Shfrytëzuam rastin që shkollës “Liria” t’i dhurojmë një numër librash nga biblioteka jonë.

Lajme