Lajme

20 shkurt – Dita Botërore e Drejtësisë Shoqërore

20 Shkurt, 2026
Description
20 shkurt – Dita Botërore e Drejtësisë Shoqërore na kujton rëndësinë e investimit në një sistem arsimor cilësor dhe gjithëpërfshirës, që mundëson zhvillimin e potencialit dhe kompetencat e të gjithëve.
 Përmes Programit të Trajnimit për Mësimdhënës “Edukimi për Drejtësi Shoqërore”, gjatë dy viteve të fundit mësimdhënës nga shtatë komuna të Kosovës: Dragash, Kamenicë, Lipjan, Mitrovicë, Gjilan, Prizren dhe Obiliq, kanë ndjekur trajnime intensive me qëllim zhvillimin e praktikave gjithëpërfshirëse dhe krijimin e ambienteve mësimore më atraktive, mbështetëse dhe që ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit.
Përmes 6 grupeve të trajnimit, me 178 mësimdhënës të certifikuar dhe me një rritje prej 21.6% në rezultatet e vlerësimit para dhe pas trajnimit, programi ka kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e aftësive të mësimdhënësve për të:
zbatuar metodologji gjithëpërfshirëse;
promovuar diversitetin në klasë;
krijuar ambiente të sigurta dhe mbështetëse për të gjithë nxënësit.

Lajme