Lajme

“Trajnimi për mësimdhënës dhe nxënës për veprimet kundër diskriminimit, metodologjitë dhe teknikat për menaxhimin e rasteve të braktisjes”

25 Nëntor, 2016
Description

Qendra për Arsim e Kosovës – KEC në bashkëpunim me Bethany Christian Services- BCS janë duke mbajtur “Trajnimin për mësimdhënës dhe nxënës për veprimet kundër diskriminimit, metodologjitë dhe teknikat për menaxhimin e rasteve të braktisjes” në Istog.

Programi i trajnimit fokusohet në teknika dhe metodologji që zhvillojnë njohjen e diversitetit kulturor, gjuhësor dhe etnik si vlerë njerëzore. Gjatë trajnimit po zhvillohen aktivitete që nxisin pranimin e të tjerëve pa paragjykime, si element i rëndësishëm në forcimin e kohezionit social.

Në trajnim po marrin pjesë mësimdhënësit dhe nxënësit të shkollave nga Mali i Zi dhe Kosova.

Trajnimi është pjesë e projektit “Rritja e Përfshirjës Sociale Përmes Edukimit” qe financohet nga Bashkimi Evropian përmes “Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitarë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi 2011-2013”.

Lajme