Trajnimi në kuadër të projektit “Etika dhe integriteti institucional”

Data e publikimit

DSC_0527

Po mbahet trajnimi në kuadër të projektit “Etika dhe integriteti institucional” i përfaqësuesve të 12 shkollave nga komuna e Prishtinës, Gjakovës dhe Podujevës.

Ky projekt financohet nga KFOS dhe ka për qëllim krijimin e një klime të sjelljes së përgjegjshme personale dhe organizative në shkolla përmes fuqizimit të udhëheqjes institucionale për të zbatuar në vendet e tyre të punës standardet e etikës dhe integritetit institucional. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të përgatisin një plan veprimi për zbatim të njohurive në shkollat e tyre.