Trajnimi “Edukimi për Drejtësi Shoqërore (EDSh) me mësimdhënës dhe prindër të komunitetit RAE

Data e publikimit

20160713_104105

Trajnimi “Edukimi për Drejtësi Shoqërore (EDSh) me mësimdhënës dhe prindër të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian për qendrat mësimore në Gurrakoc dhe Serbobran të Komunës së Istogut është duke ndodhur. Ky trajnim po organizohet në kuadër të projektit “EU SIMRAES 2” dhe do të zgjas nga data 12-15 korrik 2016.

Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të ngrisin njohuritë e tyre, të kuptuarit dhe ndjeshmërinë për mekanizmat të cilat përjetësojnë dhe mbajnë sistemin e dominimit si dhe të zotohen ndaj procesit të ndërtimit të kapacitetit për transformim personal, profesional dhe institucional.