Trajnimi bazik “Hap pas Hapi” për edukatorë dhe mësimdhënës

Data e publikimit

DSC_0082

Trajnimi bazik 5 ditorë “Hap pas Hapi” për edukatorë dhe mësimdhënës, në kuadër të projektit “TOGETHER – Përkrahje për integrimin e fëmijëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në edukimin parafillor” përkrahur nga REF (Roma Education Fund) që do të zgjatë nga data 04 – 08 prill 2016.
Metodologjia “Hap pas Hapi” me fëmijën/nxënësin në qendër, ka për synim që gjeneratat e reja të jenë të afta të ballafaqohen me ndryshime, të jenë kritik dhe të zgjidhin problemet në mënyrë të drejtë, të jenë të pavarur në marrjen e vendimeve, të jenë tolerant, të interesohen për komunitetin dhe po ashtu të jenë të aftë për të zbatuar ndryshimet pozitive në një shoqëri të lirë, të hapur dhe demokratike.