PUNËTORIA PËR RISHIKIMIN E DRAFT-STRATEGJISË PËR PËRFSHIRJEN E KOMUNITETEVE ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN NË SHOQËRINË KOSOVARE 2017-2021

Data e publikimit

dsc_0162

Po mbahet punëtoria një ditore për shqyrtimin e draftit të rishikuar të “Strategjisë për përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në shoqërinë kosovare 2017-2021”, e organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN”.

Qëllimi i punëtorisë është shqyrtimi i draftit të rishikuar të draft-Strategjisë nga përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale si dhe përfaqësuesve te organizatave të shoqërisë civile që punojnë me komunitetet.

Puna po zhvillohet në grupe të ndara sipas fushave të përfshira në strategji.