Projekti KEEN prezanton aktivitetet në panairin e projekteve që u organizua nga zyra e Bashkimit evropian

Data e publikimit

DSC_0050

Në Sheshin “Zahir Pajaziti” u organizua Panairi për Promovimin e projekteve të mbështetura nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në kuadër të Programit për Përkrahjen e Shoqërisë Civile 2014-2015 dhe skemën e granteve EIDHR 2014. Me këtë rast, KEEN prezantoi aktivitetet që do të zbatohen në katër vitet e ardhshme në kuadër të objektivave të projektit.

Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN është projekt i financuar nga BE-ja, ku koalicioni strategjik i katër organizatave të shoqërisë civile të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale synon:

– Përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në fushën e arsimit dhe tregut të punës;
– Promovimin e partneritetit dhe dialogut ndërmjet shoqërisë civile, qeverisë dhe sektorit të biznesit;
– Ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrje në zhvillimin e politikave, në vendimmarrje dhe në monitorimin e zbatimit të tyre;
– Fuqizimin e rolit të shoqërisë civile në zhvillimin dhe monitorimin e zbatimit të politikave kryesore në nivel kombëtar dhe lokal në fushën e arsimit dhe punësimit;
– Ndërlidhjen më të mirë ndërmjet programeve të arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës.

KEEN zbatohet nga Qendra per Arsim e Kosoves – KEC në bashkëpunim me Balkan Sunflowers, APPK – Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë, Akademia e Trajnimeve dhe Asistencës Teknike (ATTA) dhe SPARK.