Ngjarja përmbyllëse e projektit KEEN

Data e publikimit

KEEN

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN” organizoi ngjarjen përmbyllëse të projektit, ku të ftuar ishin përfaqësues nga institucionet shtetërore, agjencitë qeveritare, partnerët zhvillimor si dhe përfaqësues nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile në Kosovë.

Gjatë ngjarjes përmbyllëse të projektit u prezantuan të gjeturat kryesore nga raporti i monitorimit mbi zbatimin e Planit Strategjik për Arsimin në Kosovë 2017 – 2021, si dokumenti bazë për zhvillimin e sektorit të arsimit. Po ashtu, në kuadër të kësaj ngjarje u prezantuan të arriturat kryesore të projektit gjatë katër viteve të zbatimit të tij.

Projekti “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN” është zbatuar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në bashkëpunim me organizata të tjera të shoqërisë civile në Kosovë dhe kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve të OSHC-ve në Kosovë dhe rritjen e përfshirjes së tyre në vendimmarrje, zhvillim të politikave si dhe monitorim të politikave në nivel qendror dhe lokal.

Të gjitha raportet/studimet dhe dokumentet tjera të zhvilluara në kuadër të projektit mund t’i shkarkoni në vegëzën si në vijim: www.keen-ks.net