Ceremonia e dhënies së bursave në kuadër të projektit "EU-SIMRAES 2"

Data e publikimit

16002837_1889329127966215_5449433877210324420_n

Sot, në praninë e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), z. Arsim Bajrami, përfaqësuesit nga zyra e BE-së në Kosovë, Libor Chlad dhe partnerëve tjerë, u mbajt ceremonia e dhënies së bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Programi i bursave koordinohet nga MAShT, ndërsa financimi ofrohet nga donatorë të ndryshëm.

Gjithsej janë 500 bursa që jepen për këtë vit shkollor, prej të cilave 200 janë në kuadër të projektit EU-SIMRAES II i cili financohet nga European Union Kosovo, dhe implementohet nga Kosovo Foundation for Open Society (KFOS) në partneritet me Qendra për Arsim e Kosovës dhe 6 organizata tjera. Programi i bursave, i mbështetur edhe nga programi i mentorimit, ka për qëllim përmirësimin e qasjes së këtyre nxënësve në shkollimin e mesëm të lartë dhe rritjen e rezultateve të të nxënit.