nënshkruhen marrëveshjet dhe kontratat me mësimdhënësit fitues Në kuadër të projektit "Kosovision Contest"

Data e publikimit

16508332_734194206746835_2251769404233447369_n

Në kuadër të projektit Kosovision Contest, kanë filluar takimet me mësimdhënësit fitues të këtij raundi. Në këto takime nënshkruhen marrëveshjet dhe kontratat me mësimdhënësit fitues.

Në fund të javës tjetër, të gjithë mësimdhënësit të marrin grantet dhe të fillojnë me realizimin e projekteve në shkollat e tyre. Ndërkaq, monitorimi i implementimit të projekteve në shkolla fillon nga muaji mars i këtij viti.

“Kosovision Contest” është një projekt arsimor në formë të një gare kombëtare që u mundëson nxënësve të kontribuojnë për të ardhmen e vendit të tyre përmes projekteve të ndryshme.