mbahet kursi i parë i Vlerësimit Formativ për mësimdhënësit e shkollave partnere të Programit ASSET

Data e publikimit

ASSET_vleresimiformativ

Po mbahet kursi i parë i Vlerësimit Formativ për mësimdhënësit e shkollave partnere të Programit “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt”- ASSET, i financuar nga USAID Kosovo. Gjatë këtyre dy ditëve, mësimdhënësit do t’i ekspozohen njohurive të reja në lidhje me vlerësimin për të nxënë, si dhe mjeteve të vlerësimit të shkathtësive të buta te nxënësit e klasave 10-12. Pastaj do të vazhdojnë me zbatimin e njohurive në punën me nxënës, deri në ditën e tretë të kursit, kur pritet që të prezantojnë arritjet në zbatimin e njohurive të reja në shkollë.

Programi ASSET zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Fhi360 dhe Crimson Capital Corp.