Dita e parë e punëtorisë së tretë planifikuese për hartimin e PSAK 2017-2021

Data e publikimit

10398701_573981289434795_853568304035034934_n

Dje më 17 Mars 2016, u mbajt dita e parë e punëtorisë së tretë planifikuese për hartimin e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë (PSAK) 2017-2021. Procesi i hartimit të PSAK 2017-2021, udhëhiqet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), me mbështetjen e Programit të GIZ për Zhvillimin e Kapaciteteve në Arsimin Fillor dhe projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN” që zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC).

Puna u zhvillua në grupe të ndara sipas objektivave strategjike të PSAK.