Lajme

Memorandum Mirëkuptimi me Komunën e Lipjanit

24 Shkurt, 2026
Description

Gjatë takimit, Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, u njoftua me aktivitetet dhe objektivat e projektit. Palët u zotuan për bashkëpunim të ngushtë në realizimin e rezultateve të projektit, me fokus të veçantë në përfshirjen e të rinjve dhe të grupeve të tjera të synuara në trajnime, diskutime dhe aktivitete për ngritjen e vetëdijes digjitale. Ky bashkëpunim synon të kontribuojë drejtpërdrejt në fuqizimin e komunitetit dhe rritjen e gjithëpërfshirjes digjitale në Komunën e Lipjanit.

_________

Projekti “Iniciativa për gjithëpërfshirje digjitale – DII” financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim të forcojë rolin e OJQ-ve nga Ballkani Perëndimor në promovimin e demokracive pjesëmarrëse dhe procesin e përafrimit me BE-në, duke forcuar kapacitetet e tyre për zhvillimin e politikave dhe avokimin për përfshirjen digjitale.

Lajme