Lajme

Tryezë diskutimi me Biznese, Organizata dhe Institucione

10 Shtator, 2025
Description
Në kuadër të përpjekjeve për promovimin e programeve të trajnimeve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, bizneseve dhe organizatave, në Qendrën e Arsimit Profesional në Gjilan u zhvillua një tryezë diskutimi me akterë të ndryshëm lokal.
Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të bizneseve, organizatave të shoqërisë civile, institucioneve arsimore, përfaqësues të Qendrës së Arsimit Profesional si dhe pjesëmarrës e përfitues të projektit YEEP 2. Diskutimet u fokusuan në identifikimin e sfidave dhe mundësive për përmirësimin e programeve profesionale, me qëllim zhvillimin e aftësive praktike dhe profesionale të të rinjve në komunën e Gjilanit.
Pas takimit, vizituam hapësirat dhe punëtoritë e Qendrës së Arsimit Profesional, duke u njohur nga afër me kushtet, pajisjet dhe programet praktike që ofrohen.
Ky aktivitet përforcoi rëndësinë e bashkëpunimit të të gjitha palëve të interesuara dhe riafirmoi angazhimin e përbashkët për zhvillimin profesional të të rinjve, si një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes së tyre për tregun e punës.
________________
Projekti YEEP 2 zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë financuar nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), SOS Fshatrat e Fëmijëve në te gjithë botën dhe fondi Hermann-Gmeiner (HGFD)

Lajme