Lajme

Trajnim me prindër, mësimdhënës, dhe mediatorë

4 Shkurt, 2026
Description
Gjatë ditës së djeshme, u zhvillua një trajnim me prindër, mësimdhënës, dhe mediatorë në shkollën partnere “Mati Logoreci” në Prizren, i cili kishte për qëllim promovimin e të mësuarit përmes lojës dhe fuqizimin e rolit të prindërve në mbështetjen e zhvillimit të hershëm të fëmijëve.
Trajnimi i udhëhequr nga z. Edis Galushi, nga Roma Education Fund, ofroi hapësirë për diskutim profesional, shkëmbim përvojash, dhe ndërtim të praktikave të përbashkëta në mbështetje të fëmijëve.
___________
Projekti “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe fillor” është i financuar nga Bashkimi Evropian (DG NEAR) dhe Roma Education Fund (REF) dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Nevo Koncepti.

Lajme