Qendra e trajnimeve

Themelimi i Qendrës së Trajnimeve

9 Mars, 2026
Description

Më 30 prill 2025 përfunduan punimet ndërtimore dhe të instalimeve në lokalin e dedikuar për Qendrën e Trajnimeve të KEC. Lokali me sipërfaqe 333.90 m2 është pronë e KEC dhe ndodhet në objektin Comfort Residence 3, në Lagjen “Mati”. Punimet u kryen nga shitësi i lokalit, kompania “4A Pika”, sipas projektit të hartuar dhe nën mbikëqyrjen e kompanisë “BVR Atelier”.

Funksionalizimi i plotë i Qendrës së Trajnimeve do të përmbyllet me rregullimin e enterierit dhe furnizimin me pajisjet e nevojshme, duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e veprimtarisë së Qendrës.
Brenda pak muajsh, Qendra e Trajnimeve e KEC do të ofrojë mundësi për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe palëve të tjera të përfshira në procesin arsimor, përmes ofrimit të trajnimeve të aprovuara nga MAShTI, gjithnjë duke pasur si referencë misionin e KEC dhe karakterin jopërfitues të organizatës.

Lajme