Lajme

Të rinjtë e Gjilanit përfundojnë trajnimin “E drejta për përfaqësim publik – Avokimi”

13 Tetor, 2025
Description
Të rinjtë nga Komuna e Gjilanit, pjesë e projektit YEEP 2, përfunduan me sukses trajnimin treditor “E drejta për përfaqësim publik – Avokimi”, i cili kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve të të rinjve për avokim dhe përfaqësim në publik.
Përmes sesioneve interaktive dhe prezantimeve, të rinjtë fituan aftësi praktike dhe njohuri të thella, të cilat do t’i ndihmojnë të zbatojnë projekte avokuese dhe të angazhohen aktivisht në komunitetet e tyre.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit morën pjesë në aktivitete praktike ku:
•krijuan plane veprimi dhe identifikuan pengesat dhe mundësitë për t’i kapërcyer ato;
•përcaktuan burimet dhe buxhetin e nevojshëm për të realizuar fushatat e tyre avokuese;
•punuan në grupe për të zhvilluar vizionin e tyre mbi çështje specifike dhe për të ndërtuar strategji konkrete për avokim.
Një fokus i veçantë ishte adresimi i nevojave të grupeve të margjinalizuara, duke vendosur prioritet për përfshirje më të gjerë shoqërore.
______________
Projekti YEEP 2 zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë financuar nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), SOS Fshatrat e Fëmijëve në te gjithë botën dhe fondi Hermann-Gmeiner (HGFD)

Lajme