Lajme

Shpërndarja e pakove shkollore për fëmijët nga komunitetet

12 Janar, 2026
Description
Sot, në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, u realizua shpërndarja e pakove shkollore për fëmijët nga komunitetet në katër shkolla partnere nga Komuna e Prizrenit.
Përmes këtij aktiviteti u përkrahën gjithsej 30 fëmijë të arsimit parafillor, të cilët u pajisën me materiale shkollore. Kjo mbështetje ka për qëllim të mbulojë nevojat bazike të fëmijëve nga këto komunitete për materiale shkollore.
______________________
Ky aktivitet u zhvilluar në kuadër të projektit “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe fillor” që përkrahet financiarisht nga Bashkimi Evropian (DG ENEST) dhe Roma Education Fund (REF) dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Nevo Koncepti.

Lajme