Iniciativa për gjithëpërfshirje digjitale (DII)

Iniciativa për gjithëpërfshirje digjitale (DII)

Objektiva e Përgjithshme: Të forcohet roli i OJQ-ve nga Ballkani Perëndimor në promovimin e demokracive pjesëmarrëse dhe procesin e përafrimit me BE-në, duke forcuar kapacitetet e tyre për zhvillimin e politikave dhe avokimin për përfshirjen digjitale.

Objektiva specifike: Të avancohet përfshirja digjitale për grupet e margjinalizuara në pesë vendet përfituese të IPA-s, duke ndërtuar dhe shfrytëzuar partneritete kombëtare dhe rajonale që angazhohen aktivisht në avokimin e politikave, lehtësojnë dialogun konstruktiv me institucionet shtetërore dhe zbatojnë ndërhyrje pilot të targetuara dhe të matshme në nivel lokal për të rritur ndërgjegjësimin dhe promovuar politikat digjitale gjithëpërfshirëse.

Rezultatet e projektit:

1) Analiza gjithëpërfshirëse të politikave dhe raporteve hulumtuese që përfshijnë në mënyrë të detajuar sfidat dhe faktorët kritikë të suksesit për përfshirjen digjitale në nivelet kombëtare dhe rajonale.

2) Rritja e ndërgjegjësimit te politikëbërësit në lidhje me ndikimin e përfshirjes digjitale te grupet e margjinalizuara.

3) Ngritja e kapaciteteve dhe fuqizimi i organizatave lokale me bazë në komunitet për avokim efektiv dhe hartim të projekteve në përfshirjen digjitale.

4) Zbatimi i suksesshëm dhe vlerësimi i ndikimit të ndërhyrjeve për përfshirjen digjitale në nivel lokal.

 

Anëtarët e konzorciumit:

  1. Kosova Education Center (KEC) nga Kosova;
  2. Civil Society Development Center (CSDC) nga Shqipëria;
  3. proMENTE social research nga Bosnja dhe Hercegovina;
  4. Centre for Educational Initiatives Step by Step nga Bosnja dhe Hercegovina;
  5. Macedonian Civic Education Center (MCEC) nga Maqedonia e Veriut;
  6. Centre for Education Policy (CEP) nga Serbia.
  • Periudha e implementimit
    01/12/2024 - Aktuale
  • Personeli
    Hana Zyfliu Haziri
  • Partnerët dhe Donatorët

    Bashkimi Evropian

  • Research