Lajme

Nënshkrimi i Marrëveshjeve të Bashkëpunimit me dy komuna

25 Shkurt, 2026
Description
Programi i Qendrës së Trajnimeve po vazhdon me ofrimin e programeve të zhvillimit profesional të mësimdhënësve. Po bashkërendohen punët me disa komuna, në mënyrë që t’u shërbejmë sa më mirë mësimdhënësve të atyre komunave.
Sot, në lokalet e Qendrës së Trajnimeve u nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi, njëra me Komunën e Podujevës dhe tjetra me Komunën e Drenasit. I shfrytëzuam këto takime edhe për t’i njohur drejtorët komunalë të arsimit dhe zyrtarët e arsimit nga këto dy komuna me kushtet që ofron Qendra e Trajnimeve.
Më tutje u pajtuam që pa vonesë të vazhdojmë përgatitjet për ofrimin e trajnimeve për mësimdhënësit.

Lajme