Lajme

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit me komunën e Gjakovës

18 Mars, 2026
Description
Nga sot po e përtërijmë bashkëpunimin me komunën e Gjakovës në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënies. Në Drejtorinë Komunale të Arsimit e nënshkrua marrëveshjen e bashkëpunimit për organizimin e përbashkët të programeve të trajnimit.
E shfrytëzuam ditën edhe për të vizituar disa shkolla ku ka hapësira të përshtatshme për trajnime dhe diskutuam me zyrtarët e DKA-së për modalitetet e organizimit të programeve të trajnimit.
Në muajin prill do të nisim me tri programet e para të trajnimit për mësimdhënësit e komunës së Gjakovës. Këto aktivitete të zhvillimit profesional do të realizohen me financim nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, ndërsa komuna e Gjakovës do të mbulojë shpenzimet e ushqimit për pjesëmarrësit.

Lajme