MUNDËSI ANGAZHIMI: Trajner për programin e Avokimit

MUNDËSI ANGAZHIMI: Trajner për programin e Avokimit

 

MUNDËSI ANGAZHIMI

Punëdhënësi: Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)

𝐏𝐨𝐳𝐢𝐭𝐚: Trajner për ofrimin e programit të trajnimit për Avokim dedikuar përfituesve të projektit YEEP2 – Fuqizimi dhe Aftësimi i të Rinjve përmes Mundësive të Reja.

Për të aplikuar ju duhet të dërgoni:

– Curriculum Vitae (CV)
– Letër motivuese

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet sipas kritereve. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Aplikimi bëhet duke klikuar në butonin  APLIKO dhe është i hapur deri më 25 tetor 2024. Përshkrimin e plotë të pozitës e gjeni në dokumentin PDF. Ju lutemi, siguroheni që gjatë aplikimit tuaj, titulli të etiketohet si: “Trajner për programin e Avokimit”. Aplikacionet të cilat nuk i përmbahen kritereve të lartshënuara, nuk do të shqyrtohen.

Shënim: Aplikuesit duhet të jenë trajnerë të certifikuar nga Qendra për Arsim të Kosovës.

Projekti YEEP2 zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), SOS Fshatrat e Fëmijëve në të gjithë botën dhe fondi Hermann-Gmeiner (HGFD).