Lajme

Java e të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës

25 Nëntor, 2025
Description
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), si anëtare e Rrjetit Jo-formal për Arsimin e të Rriturve në Kosovë (ALE-NK) edhe këtë vit organizoi panairin në kuadër të Javës së të Mësuarit Gjatë gjithë Jetës.
Ky aktivitet ofroi një hapësirë të hapur për informim, ku qytetarët, institucionet dhe organizatat e ndryshme patën mundësinë të njihen nga afër me programet dhe iniciativat që nxisin mësimin, kualifikimin dhe aftësimin profesional. Pjesëmarrës në aktivitet ishin edhe drejtori i DVV International Kosova, përfaqësues të MASHTI-t dhe MKRS-së.
Java e të Mësuarit Gjatë gjithë Jetës synon të promovojë kulturën e vazhdimësisë në arsim, fuqizimin e qytetarëve dhe përfshirjen e tyre aktive në shoqëri, duke kontribuar në zhvillimin individual dhe kolektiv.
Aktiviteti u mbështet nga DVV International Kosova.

Lajme