Lajme

Filloi cikli i trajnimeve “Ndërmjetësimi mes bashkëmoshatarëve”

22 Shtator, 2025
Description
 Kjo fundjavë në Qendrën e Trajnimeve e KEC shënoi fillimin e ciklit të trajnimeve të programit “Ndërmjetësimi mes bashkëmoshatarëve” – një program plotësues i cili ka dalë si rezultat i punës shumëvjeçare për parandalimin e dhunës në shkolla.
Më 20 dhe 21 shtator u mbajtën dy grupet e para të trajnimit, me përfaqësues nga shkollat fillore të mesme të ulëta të komunave: Lipjan, Obiliq dhe Mitrovicë.
Përmes këtij programi, pjesëmarrësit kanë mundësinë të:
•Kuptojnë natyrën e konflikteve në shkolla dhe rëndësinë e komunikimit;
•Përvetësojnë teknika dhe metoda të ndërmjetësimit mes bashkëmoshatarëve;
•Zhvillojnë seanca ndërmjetësimi dhe të shpërndajnë njohuritë e fituara edhe tek të tjerët.
Ndërmjetësimi mes bashkëmoshatarëve është më shumë sesa një proces teknik – ai nxit nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit të ndihen pjesë e një komuniteti më të shëndoshë e gjithëpërfshirës.
_______________
Projekti “Të Rinjtë e Fuqizuar përmes Shkollave Gjithëpërfshirëse – YESS” mbështetet financiarisht nga Fondi për Ndërtimin e Paqes, në partneritet me Unicef Kosovo Programme dhe IOM Kosovo.

Lajme