Filloi aktiviteti “Lidhja e Shkollave me Biznese” në kuadër të Programit ASSET të USAID Kosovo “After School Support for Teens” (Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt), me c’rast u nënshkruan marrëveshjet në mes të bizneseve vendore me shkollat përfituese të programit – “Xhevdet Doda” në Prishtinë dhe “Hajdar Dushi” në Gjakovë.
Ky aktivitetet ka për qellim angazhimin e bizneseve dhe ndërmarrjeve të interesuara që të përkrahin nxënësit në zhvillimin e shkathtësive për punë përmes projekteve dhe përvojës praktike.
Programi ASSET menaxhohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Fhi360 dhe Crimson Capital Corp.
Një falemnderim i veçantë për: UBT – Higher Education Institution,BONEVET Prishtina, BONEVET Gjakova, Kolegji Universum, Kolegji Riinvest – Riinvest College, Cacttus Education, PBC academy, Jakova Innovation Center, Innovation Centre Kosovo, Creative shpk, Intertex, Atele Ardita – Showroom, Adaptivit Engineering, dhe Shoqata e Kosoves për Veshëmbathje dhe Marketing (KAMA).