Lajme

Edukimi Medial me mësimdhënësit

14 Mars, 2026
Description
Në shoqërinë tonë është gjithnjë e më i pranishëm diskutimi për nevojën e edukimit mediatik të qytetarëve. Qytetarët gjenden para një bollëku informacioni i cili në njërën anë mund t’i mbajë mirë të informuar ata, ndërsa në anën tjetër mund t’i ekspozojë ata para rreziqeve të dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes. Prandaj qytetarët kanë nevojë për edukim mediatik, që i ndihmon ata ta kuptojnë dhe ta vlerësojnë në mënyrë kritike informacionin. Sidomos, është e rëndësishme që fëmijët dhe të rinjtë e shkollave të edukohen në këtë drejtim.
Qendra për Arsim e Kosovës po e ofron një program bashkëkohor trajnimi mbi edukimin medial. Në thirrjen për mësimdhënës për pjesëmarrje në trajnim, kemi pranuar më shumë se 500 aplikime. Kjo e dëshmon rëndësinë e temës dhe vetëdijen e mësimdhënësve për nevojën e integrimit të edukimit medial në mësimdhënien e tyre.
Sot e nisëm trajnimin me një grup të përkushtuar të pjesëmarrësve. Në muajt në vijim do të organizohen grupe tjera të këtij programi trajnimi.
——————-
Ky aktivitet i zhvillimit profesional po realizohet me financim nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC.

Lajme