Lajme

Duke ndodhur tani: Punëtori mbi Edukimin Medial

24 Tetor, 2025
Description
Në shënim të Javës së Edukimit Medial, po mbahet një punëtori gjysmëditore me 25 mësimdhënës nga rajoni i Prishtinës, i organizuar në kuadër të projektit Balkan Voices 2 që zbatohet nga Canal France International (CFI) dhe mbështetet nga Ministere de L’Europe et des Affaires e Trangeres.
Kjo punëtori ka për qëllim të forcojë kompetencat e mësimdhënësve në fushën e edukimit medial, duke u ofruar atyre njohuri teorike dhe praktike për analizimin, vlerësimin dhe përdorimin kritik të informacionit.
Gjatë kësaj punëtorie, pjesëmarrësit do të diskutojnë rreth rolit të edukimit medial në procesin arsimor dhe do të shkëmbejnë përvoja e ide për mënyrat e integrimit të tij në mësimdhënie.
Kjo punëtori shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të mësimdhënësve për të përgatitur nxënës më të vetëdijshëm, më kritikë dhe të aftë për të përdorur informacionin me përgjegjësi.

Lajme