Lajme

Certifikohen 18 të rinj në programin e trajnimit “Shkathtësitë bazë jetësore dhe Punësueshmëria”

18 Nëntor, 2025
Description
18 të rinj nga komuna e Gjilanit, përmes projektit YEEP 2, kanë përfunduar me sukses dhe janë certifikuar në programin e trajnimit “Shkathtësitë bazë jetësore dhe Punësueshmëria”, i cili u ka
ofruar atyre aftësitë e nevojshme për qasje më të lehtë në tregun e punës.
Përmes këtij programi të trajnimit, pjesëmarrësit kanë marrë njohuri në fusha si komunikimi efektiv ndërpersonal, menaxhimi dhe zgjidhja e konflikteve, prezantimi profesional, edukimi financiar, si dhe hartimi i CV-së, letrës motivuese dhe përgatitja për intervistë pune.
Në të njëjtën kohë, këta të rinj, përmes projektit YEEP 2, vazhdojnë të marrin mbështetje për angazhimin në praktika profesionale dhe vende pune, si edhe përfitojnë nga sesionet individuale këshillimi dhe mentorimi.
__________________
Projekti YEEP 2 – Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), SOS Fshatrat e Fëmijëve në të gjithë botën dhe fondi Hermann-Gmeiner (HGFD).

Lajme