SHTIMI I MUNDËSIVE PËR HULUMTIM NË SHKENCAT SHOQËRORE NË KOSOVË (ESSIE)

SHTIMI I MUNDËSIVE PËR HULUMTIM NË SHKENCAT SHOQËRORE NË KOSOVË (ESSIE)

Synimi specifik i projektit ishte të forcojë kapacitetet socialet të kërkimit shkencor në Kosovë me zhvillimin e burimeve njerëzore dhe infrastrukturës hulumtuese dhe duke lehtësuar pjesëmarrjen në programet europiane të kërkimit.

Aktivitetet kryesore të projektit ishin:

1. Krijimi i Laboratorit për Shkenca Sociale dhe hulumtime Empirike i pajisur me 15 kompjuterë, si dhe i programeve statistikore analizave të teksteve “software SPSS”, në kuadër të Institutit të Shkencave Humane dhe Shoqërore (ISSH) të Universitetit të Prishtinës.

2. Programi i trajnimit për hulumtime me qëllim për të përmirësuar aftësitë metodologjike dhe menaxheriale të studiuesve kosovarë. 35 shkencëtarët socialë kosovarë morrën pjesë në program.

3. Organizimi i Konferencës për Lansimin public të “Horizon 2020”, për të përmirësuar kapacitetet dhe pjesëmarrjen e hulumtuesve kosovarë në programet kërkimore evropiane.

5. Organizimi i një punëtorie shkencore ndërkombëtare “Struktura sociale e Kosovës-të gjeturat e reja të hulumtimit për të avancuar diskursin politik, shoqëror dhe ekonomik për Kosovë”.

Rezultatet kryesore:

1. Një laborator i Shkencave Shoqërore i pajisur me 15kompjuterë, si dhe i programeve statistikore analizave të teksteve “software SPSS”, në kuadër të Institutit të Shkencave Humane dhe Shoqërore (ISSH).

2. 35 hulumtues Kosovarë që punojnë në organizata të ndryshme të kërkimit të Kosovës kanë kapacitet për të kuptuar, aplikuar dhe shfrytëzuar metodat empirike shkencore kërkimore dhe bazat e të dhënave evropiane përmes pjesëmarrjes në programin e trajnimit kërkimorë.

3. Kapacitetet e studiuesve kosovarë për të përmirësuar pjesëmarrjen e tyre në programet hulumtuese evropiane janë rritur.

  • Periudha e implementimit
    04/07/2012 deri 01/11/2014
  • Personeli
    Kushtrim Bajrami
  • Partnerët dhe Donatorët

    Bashkimi Evropian

  • Research