I.M.PACT

I.M.PACT

Projekti I.M.PACT ishte një iniciativë për Evropën Juglindore me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve menaxhuese për projektet e Edukimit për Qytetari Demokratike (EDC), duke prezantuar dhe shpërndarë një metodologji të plotë për planifikimin e projekteve pjesëmarrëse dhe vetëvlerësimit. Duke përfshirë gjashtë institucione përfituese dhe partnerë nga gjashtë vendet pjesëmarrëse – Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Moldavia, Rumania dhe Serbia – projekti është zhvilluar për t’iu përgjigjur nevojës për ngritjen e kapaciteteve në hartimin dhe menaxhimin e projekteve, e cila është identifikuar në Raportin e Monitorimit i Grupit të EDC. Projekti gjithashtu ka synuar zhvillimin e “kulturës së vlerësimit” si një mjet për sigurimin e cilësisë në realizimin e projekteve për Edukimin për Qytetari Demokratike. Aktivitetet në kuadër të projektit ishin:

  • Trajnimi i përfaqësuesve nga institucionet partnere;
  • Zhvillimi i materialeve të trajnimit dhe përkthimi i tyre në gjuhët e vendeve partnere;
  • Përzgjedhja e trajnerëve nga secili vend pjesëmarrës;
  • Trajnimi i trajnerëve në planifikimin e projekteve pjesëmarrëse dhe vetëvlerësim;
  • Përzgjedhja e trajnerëve të çdo vendi pjesëmarrës dhe dhënia e trajnimeve;
  • Ndjekja e aktiviteteve në çdo shtet partner;
  • Takimi i grupit të referencave dhe sesione të vetë-vlerësimit.

 

  • Periudha e implementimit
    01/09/2004 deri 31/12/2005
  • Personeli
    Dukagjin Pupovci
  • Partnerët dhe Donatorët

    Swiss Development Cooperation (SDC)

  • Research