Qendra e Trajnimeve

Qendra e Trajnimeve e KEC – e themeluar me qëllim që të sigurojë angazhimin e vazhdueshëm në ofrimin e programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe personalit tjetër arsimor – ka nisur me aktivitete në gusht të vitit 2025.
Funksionimi i Qendrës së Trajnimeve mundësohet nga fondet vetanake të KEC që gjenerohen përmes veprimtarisë së Shkollës “Mileniumi i Tretë”,  në përputhje me misionin e KEC dhe karakterin jopërfitues të organizatës.
Programet e trajnimit që ofrohen nga Qendra e Trajnimeve e KEC janë të aprovuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe u ofrohen pjesëmarrësve pa pagesë. Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimeve, pjesëmarrësit pajisen me certifikatë përkatëse. Përzgjedhja e pjesëmarrësve bëhet përmes thirrjeve të hapura publike ose në bashkëpunim me komunat, varësisht nga natyra e programit dhe grupet përfituese të synuara.
Qendra e Trajnimeve e KEC disponon një hapësirë prej 330 m², të pajisur për zhvillimin e trajnimeve dhe aktiviteteve profesionale. Ajo përfshin dy salla trajnimi, një zyrë administrative, kantinë me kuzhinë, si dhe pajisje të nevojshme për punë dhe prezantim, përfshirë 20 laptopë, sistem zërimi, tabela të mençura, projektorë dhe pajisje multifunksionale. Qendra ofron edhe qasje për persona me aftësi të kufizuara.

Kontakti:
Qendra e Trajnimeve e KEC
Pika Comfort Residence 3, Rr. “Hëna Spahiu”
Matiçan, Prishtinë
Telefoni +383 44 105 215
E-mail: vsylhasi@kec-ks.org, nkadolli@kec-ks.org

Lokacioni
Transporti publik: Autobusi nr. 4, Stacioni “Mileniumi i Tretë”